GAZETASI.AL

Babai im - Sezoni 2

Në fillim ishte aksidenti. Pastaj , përballja e fëmijëve, me të panjohurat tronditëse. Për nënën që vdiq e për babain që fshihej i gjallë.   Ngjarjet do të hyjnë në teori edhe më konspirative.   Çfarë po luhet pas aksidentit dhe fshehjes se Fatmir Haxhiut? Elona dhe Andit, do të zbulojnë të tjera fakte, për familjen dhe kompaninë Haxhiu... në një histori që nuk paska fund!   “Babai im”, rivjen me pesë seri të reja, të sezonit të dytë.

Takimi

Episodi 11
{{svg_share_icon}}

Shumë pyetje e akuza përplasen në mendjen e Elonës dhe Andit. Sa më shumë kërkojnë të zbulojnë, aq më shumë zhyten në mister. Takimi me babain do t’i përballë me fakte të reja dhe... me një tjetër humbje.

Përndjekja

Episodi 10
{{svg_share_icon}}

Në përpjekjet që Kloi, vëllai nga babai, i sapozbuluar, të marrë atë që i takon, Elona heq dorë nga shitja e aksioneve. Por bordi u ka ngritur një tjetër kurth fëmijëve të doktor Haxhiut. Dy votat e tyre nuk do ta bllokojnë hedhjen e ilaçit në treg. Andi dhe Elona nxitojnë të takojnë babain, por një makinë misterioze vazhdon t’i ndjekë nga pas...

Dy çështje në hetim

Episodi 9
{{svg_share_icon}}

Policia vijon hetimet për aksidentin ndaj çiftit Haxhiu. Ndërsa Andi po heton nëpër dosjet e kompanisë për Verikorin, ilaçin e zemrës që kompania synon të hedh në treg. A ka qenë dhe babai i tij pjesë e këtij biznesi abuziv!? Në një moment të tillë, Andi ka nevojë për Elonën, ndaj duhet t’i tregojë se babai i tyre është gjallë.

Përballja

Episodi 8
{{svg_share_icon}}

Pasi mëson për vdekjen e bashkëshortes, Kristinës, Fatmir Haxhiu, përballet me akuzat, që media ka ngritur ndaj tij, për abuzime seksuale me vartëset. Kërkon të zbulojë të vërtetën. Bashkëpunëtor mund të ketë vetëm Andin, që po kalon ndërkohë edhe krizën, me të dashurën që nuk po i lejon, të shohë djalin e sapolindur.

Sekreti

Episodi 7
{{svg_share_icon}}

6 muaj pas aksidentit, shumë gjëra kanë ndryshuar për dy fëmijët e Fatmir Haxhiut. Elona kërkon të heqë dorë nga kompania, për të mos u bërë palë me korrupsionet që po bëhen aty. Andin po përpiqen ta përzënë. E gjithë loja po bëhet për një ilaç, ndërsa askush nuk duhet ta dijë se themeluesi i kompanisë “Haxhiu” është gjallë.

Babai im - Sezoni 1

Një aksident do të trondisë fort një familje, një shoqëri. Do të nxjerrë në dritë fakte. Tradhti, abuzime seksuale, intriga e presione, që do të përmbysin një idhull.

Elona kundër të gjithëve

Episodi 6
{{svg_share_icon}}

Kompania ka marrë masat për të pastruar e nderuar figurën e themeluesit të saj, doktor Fatmir Haxhiut. Elona, e bija, do ta braktisë këtë ceremoni të rreme, me një tjetër plan në kokë. Ndërkaq tek Andi do të mbërrijë një telefonatë...

Testamenti

Episodi 5
{{svg_share_icon}}

Elona dhe Andi kanë mësuar se kanë një vëlla prej babai të tyre. A do të jetë ai pjesë e testamentit?

Manipulimi

Episodi 4
{{svg_share_icon}}

Të gjithë po përpiqen ta fshehin të vërtetën, përveç Elonës. Një luftë e ftohtë do të nisë mes saj dhe Marjanës, Shefes së Marrëdhënieve me Publikun në kompaninë “Haxhiu”. Dëshmitë e grave të abuzuara nga biznesmeni Fatmir Haxhiu janë manipuluar.

Ballafaqimi

Episodi 3
{{svg_share_icon}}

Elona do të dëgjojë dëshmitë e grave, me të cilat babai i saj ka abuzuar. Ç’vendim do të marrë ajo pas kësaj?

Investigimi

Episodi 2
{{svg_share_icon}}

Pas aksidentit të prindërve, investigimi i një gazetareje dhe emaili i së ëmës, do ta përballin Elonën me dëshmi tronditëse për babain. Po Andin!?

Aksidenti

Episodi 1
{{svg_share_icon}}

Elona dhe Andi, motër e vëlla do të gjenden në udhëkryq. Do t’u duhet të zgjedhin cilën rrugë të ndjekin: të ruajnë figurën e nderuar të babait, apo të rrezikojnë gjithçka, duke zbuluar të vërtetën.

Histori të ngjashme

Legjenda shqiptare

Si mund të përfundojë lufta në Ukrainë

Anija italiane e mbytur në Sarandë

Pse po vjen faza tjetër e kapitalizmit

Dashuri apo urrejtje

Babai im (S01)

Babai im (S02)

MaskaRa